AKTUALITET, 8 Janar 2021, 21:29

Hoti thirrje qytetarëve: Të kemi kujdes maksimal, po përhapet me shpejtësi varianti i ri i koroanvirusit

Hoti thirrje qytetarëve: Të kemi kujdes maksimal, po përhapet me

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes kundër pasi varianti i ri i koronavirusit po përhapet me shpejtësi.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Hoti ka shpërndarë edhe listen e komunave në bazë të rrezikshmërisë së transmetimit, pas njoftimit të MSH për ndërrimin e komunave nga zona e rrezikshmërisë.

“Rangimi i ri i komunave lidhur me masat anti Covid-19 tregon se po përmirësohet gjendja. Por, duhet të kemi kujdes maksimal pasi tani po qarkullon varianti i ri i virusit covid-19, i cili po përhapet shumë më shpejt”, thuhet në postimin e kryeministrit në detyrë.