TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas thashethemeve të ndarjes së çiftit të shumëpërfolur të showbiz-it, Kreshnik Syla, ka thyer hestjen me një foto të cilën ai e ka postuar në ‘Instastory’.
Partneri i Fjolla Morinës ka publikuar një foto të çiftit me të cilën ai ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Bajramit. Në foto është çifti i cili ndodhet në oborrin e një hoteli luksoz, vendodhjae të cilit nuk dihet, janë ulur në një tavolinë ku po konsumojnë ushqim.
“Familjarë të dashur, miq dhe dashamirë të nderuar, urime dhe me fat festa e Fiter Bajramit! Nga zemra ju urojmë shëndet, begati dhe harmoni në familjet tuaja. Fisniku dhe Fjolla”, shkroi ai krahas imazhit.
Me anë të këtij postimi, çifti ka treguar se janë bashkë dhe ka hedhur poshtë zërat e ndarjes së tyre.