TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Silva Baltadori së fundmi ka folur hapur për jetën e saj personale.
E ftuar bashkë me vajzën e saj Mabel, në emisionin “Ftesë në 5”, foli për divorcin me të atin e dy fëmijëve të saj si dhe marrëdhënien me partnerin e ri holandez.
Ajo ka treguar se kur debaton me partnerin e ri, merr në telefon ish- bashkëshortin dhe i kërkon këshilla.
“Unë kam jetuar një dashuri shumë të madhe me babain e Mabel, sot jemi miq të mrekullueshëm. Më beso, është ndoshta tabu, nëse kam ndonjë konflikt të vogël me Dikun (partneri aktual) unë marr në telefon Xhorxhon.
Nuk jam fare hipokrite, e thashë edhe njëherë se martesa jonë devijoi për shkak të maturimit tonë”, tha ndër të tjera ajo.
Menjëherë ndërhyri Bieta Sulo me humor, ku u shpreh se e habitshme do të ishte që ta merrte edhe Diku, Xhorxhon, dhe ta pyeste si mund ta qetësonte Silvën.