AKTUALITET, 15 Shtator 2021, 13:20

Gruaja e moshuar përplaset për vdekje nga furgoni në aksin Lushnje-Berat

Gruaja e moshuar përplaset për vdekje nga furgoni në aksin

Një e moshuar ka humbur jetën në Lushnje si pasojë e një aksidenti rrugor.

Ngjarja ka ndodhur në aksin Lushnje-Berat në dalje të Karbunares ku një automjet tip furgon ka përplasur për vdekje një 70 vjeçare.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në momentin që e moshuara identiteti i të cilës nuk bëhet i ditur po përpiqej që të kalonte në anën tjetër të rrugës.

Njoftimi i policisë:

Sot rreth orës 12:00, në aksin rrugor Lushnjë-Berat, në afërsi të fshatit Karbunarë, shtetasi A. Z., duke drejtuar automjetin tip “Ford” ka aksidentuar një këmbësore, rreth 70 vjeçe, e ka ndërruar jetë.

Është shoqëruar drejtuesi i automjetit dhe po kryen veprimet procedurale e hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e viktimës.