AKTUALITET, 15 Shtator 2021, 10:10

Ambasada amerikane shpërndan mesazhin e Blinken: SHBA vendos demokracinë dhe të drejtat e njeriut në qendër të politikës së jashtme

Ambasada amerikane në Tiranë ka shpërndarë mesazhin e Sekretarit të Shtetit Antony Blinken në Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë, duke theksuar se Shtetet e Bashkuara vendosin demokracinë dhe të drejtat e njeriut në qendër të politikës së të jashtme.

“?? | Në këtë Ditë Ndërkombëtare të Demokracisë, ne nënvizojmë mbështetjen tonë për demokracinë ndërsa përpiqemi drejt një bote më të barabartë, gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme.

Shtetet e Bashkuara vendosin demokracinë dhe të drejtat e njeriut në qendër të politikës sonë të jashtme; ato janë elemente thelbësore në arritjen dhe ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në të gjithë botën.

Angazhimi ynë është i fortë dhe i bazuar në përvojën tonë si një demokraci – e papërsosur, por në përpjekje të vazhdueshme për një bashkësi më të përsosur.

Ne e dimë se shoqëritë e lira dhe demokratike kanë qytetarë më të shëndetshëm, konflikte më pak të dhunshme dhe komunitete më të begata.

Në fakt, demokracia i shërben shumicës, jo pak njerëzve”, shkruhet në mesazhin e Blinken të shpërndarë nga ambasada e SHBA.