TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti i cili paralajmëroi vendosjen e reciprocitetit me Serbinë.
Në një ceremoni të prezantimit të armëve dhe aparateve ushtarake të Ministrisë së Brendshme dhe ushtrisë serbe, ai u pyet nga gazetarët në lidhje me këtë deklaratë.
Vuçiç tha se Kurti e ka të pamundur të ndikojë në lëvizje irracionale.
“Për të ndikuar në lëvizje iracionale është absolutisht e pamundur. Nuk mund të ndryshosh asgjë këtu”, tha Vuçiç.
Kreu i shtetit serb pritet të takohet sot në Beograd me përfaqësuesit e listës serbe.