TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në emisionin "Open", është diskutuar për koncesionet e inceneratorëve, pikërisht në ditën kur Partia Demokratike, e ka denoncuar në SPAK, si aferë korruptive.
Gjatë debatit në studio, ish ministri i Mjedisit, Lefter Koka, ka thënë se nuk i kujtohet emri i kompanisë që bëri ofertën e pakërkuar për inceneratorin e Elbasanit dhe gjithashtu nuk ishte në gjendje të jepte shumë përgjigje, me argumentin se kishte marrë ftesën për në emision përpara dy orësh dhe nuk ishte përgatitur.
Gazetarit Andi Bushati, i ka bërë përshtypje kjo gjë, duke thënë se një ish ministër i akuzuar për vjedhje, duhet të ishte shumë i shqetësuar dhe të hapte urgjentisht dokumentat që ka firmosur dhe ka kaluar nëpër duar.
Pjesë nga debati:
Lefter Koka: Unë para dy orësh mora ftesën për në emision.
Andi Bushati: Ju keni katër vjet ministër, është shumë e rëndë, nga ana personale, për një anëtar kabineti, t’ju akuzojnë për vjedhje. Mua s’do të më zinte gjumi natën po të më akuzonin për vjedhje, do të hapja të gjithë letrat, do të dija përmendsëh çdo presje.
Lefter Koka: Unë sot jam akuzuar, para dy orësh mora ftesën për të ardhur këtu.
/TPZ.al/
LEXO EDHE:
https://www.tpz.al/2020/10/19/ish-ministri-lefter-koka-pyetet-per-kompanine-e-inceneratoreve-nuk-me-kujtohet/
https://www.tpz.al/2020/10/19/ku-kane-shkuar-parate-e-inceneratoreve-pd-con-ne-spak-ramen-ahmetajn-dhe-mertirin-grup-i-strukturuar-kriminal/