AKTUALITET, 21 Mars 2020, 11:10

Greqia u godit nga dy tërmete të forta, sizmiologu Llambro Duni: Nuk ka vend për shqetësim

Greqia u godit nga dy tërmete të forta, sizmiologu Llambro Duni: Nuk


Kur Greqia u godit në mesnatë nga dy tërmete të forta, me magnitudë 4.2 dhe 5.6 të shkallës rihter, lëkundjet u ndjenë dhe në vendin tonë.

Duke marrë shkas nga situate e krijuar nga COVID-19 dhe për shkak të panikut dhe nga tërmetet e nëntorit të vitit të kaluar, sizmiologu Llambro Duni qetëson qytetarët.

Në një lidhje telefonike për ‘News24’ sizmiologu Duni deklaron se nuk ka vend për shqetësim. Mes të tjerash ai tha se vijojnë pasgoditjet e tërmetit të nëntorit.