LIFESTYLE, 27 Shtator 2020, 12:42

Granit Xhaka feston ditëlindjen, bashkëshortja urim romantik: Të dua!

Granit Xhaka feston ditëlindjen, bashkëshortja urim romantik: Të

Futbollisti i famshëm shqiptar, Granit Xhaka, feston sot ditën e lindjes. Pak minuta më parë, bashkëshortja e tij Leonita ka zgjedhur ta urojë publikisht me disa foto mjaft speciale. “Gëzuar ditëlindjen dashurisë sime. Jam kaq e lumtur të të kem në jetën time. Për sa kohë të kam pranë vetes, e di që çdo gjë është e mundur. Të dua”, shkruan Leonita krahas fotove. Ajo dhe Granit Xhaka nuk e fshehin kurrë dashurinë e tyre dhe i bëjnë shpesh njëri-tjetrit dedikime nga më romantike. Kujtojmë se futbollisti dhe partnerja e tij janë prindër të një vajze të quajtur Ayana.