AKTUALITET, 18 Korrik 2021, 21:39

Grabitet një furrë buke në Lezhë, autori paraqitet si klient dhe i merr shitësit xhiron ditore

Grabitet një furrë buke në Lezhë, autori paraqitet si klient

Grabitet një furrë buke në Lezhë.

Mësohet se, një i mitur 10 -vjeçar është paraqitur si klient në ambientet e furrës së bukës.

“Rreth orës 21:05, në lagjen “Besëlidhja”, një shtetas i mitur 10 -vjeçar është futur në një furrë buke për të blerë bukë dhe në momentin që shitësja po i shërbente ka arritur të marrë nga arka një shumë lekësh dhe është larguar.

Shërbimet e Policisë në vendngjarje po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes” – thuhet në njoftimin e policisë.