AKTUALITET, 18 Korrik 2021, 15:17

Përfshihet nga zjarri një pallat në Maliq/ Shkak shpërthimi i bombolës së gazit

Përfshihet nga zjarri një pallat në Maliq/ Shkak shpërthimi

Kati i tretë i një pallati 5-katësh është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në qytetin e Maliqit në Korçë.

Mësoheet se, shkak i rënies së flakëve është bërë shpërthimi i një bombole gazi.

Si pasojë e zjarrit është djegur ballkoni i banesës, ndërkohë që falë ndërhyrjes në kohë të Zjarrfikëses u bë i mundur evakuimi i banorëve.

Fatmirësisht nuk raportohet për asnjë person të lënduar, por vetëm dëme të vogla materiale.