AKTUALITET, 20 Nëntor 2019, 14:30

Goditën makinën e nëndrejtorit të Policisë, shpallet i pafajshëm Suel Çela. Ja me sa vite burg u dënuan dy të tjerët

Goditën makinën e nëndrejtorit të Policisë, shpallet i


Gjykata për Krime të Rënda shpall të pafajshëm Suel Çelën për kundërshtim dhe goditje të punonjësit të policisë.

Sipas gjykatës në Audin që goditi policinë në Elbasan ishte Enea Bekteshi i cili u gjet fajtor dhe u dënua për kundërshtim të punonjësit të policisë me 6 vite burg.

Gjykata gjithashtu dënoi me 5 vite burg edhe Klement Xhaferrin për armëmbajtje pa leje dhe largim nga vendi i vuajtjes së dënimit.

Sipas gjykatës nuk ka prova që Suel Çela ka qenë në makinën Audi kur u përplas me makinën e policisë, madje edhe punonjësit e policisë që kanë dëshmuar para gjykatës kanë thënë se në Audi ishte vetëm një person, e ndërsa një prej policëve përjashtoi mundësinë që të ishte Suel Cela.