AKTUALITET, 12 Korrik 2021, 15:29

Asnjë viktimë dhe pesë raste të reja me koronavirus në Kosovë

Asnjë viktimë dhe pesë raste të reja me koronavirus në

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë nuk është raportuar asnjë viktimë nga COVID-19. Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, gjatë kësaj kohe janë regjistruar edhe 5 raste të reja të reja me këtë virus. Ndërsa, 6 persona janë shëruar nga COVID-19.

Njoftimi i plotë:

12 Korrik 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 6.361 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 260.955 doza të vaksinës.

Deri më sot 67.578 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 1.050 testime, 5 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 6 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.463.

Në total numri i rasteve aktive është 132.