TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Jason Arday, ish-profesor i Universitetit të Kembrixhit, është gjetur i vdekur në Battersea, në jug-perëndim të Londrës, të premten pasdite.
Shërbimet e emergjencës njoftuan policinë pas gjetjes së 41-vjeçarit pa shenja jete. Oficerët e Policisë Metropolitane mbërritën në vendngjarje pas thirrjes nga Shërbimi i Ambulancës së Londrës.
Një burrë 41-vjeçar u shpall i vdekur në vendngjarje, ndërsa policia bëri të ditur se familjarët e tij janë njoftuar.
Në një deklaratë, Policia Metropolitane tha se vdekja po trajtohet si e papritur, por nuk besohet të jetë e dyshimtë.
Arday kishte dhënë dorëheqjen javën e kaluar nga posti i profesorit të sociologjisë së arsimit në Kembrixh, pas akuzave për plagjiaturë dhe pikëpyetjeve të ngritura rreth disa prej arritjeve të tij akademike.
Ai i kishte mohuar akuzat për plagjiaturë, por kishte pranuar se kishte bërë gabime në punën e tij.
Në një deklaratë të bërë javën e kaluar, Arday tha se zemërimi i krijuar rreth çështjes kishte sjellë “një nivel të pamëshirshëm të shqyrtimit publik dhe sulmit personal”.
Pavarësisht debatit publik rreth punës së tij akademike, policia britanike ka theksuar se nuk ka elemente që aktualisht të ngrenë dyshime për një vdekje të shkaktuar në rrethana të dyshimta.