AKTUALITET, 28 Tetor 2020, 16:40

Gjashtë viktima nga koronavirusi në 24 orët e fundit dhe 311 raste të reja

Gjashtë viktima nga koronavirusi në 24 orët e fundit dhe 311


Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njofton se në 24 orët e fundit është shënuar një rekord i ri të infektuarish, pasi janë testuar pozitivë 311 persona.

Fatkeqësisht betejën e virusin e kanë humbur gjashtë persona, duke e çuar numrin e viktimave në 493.

Ndërsa numri i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë llogaritet në 20,004. Aktualisht janë aktivë 8,618 raste.

COVID-19 – Statistika (28 Tetor 2020)

Raste të reja ditore 311

Të shëruar ne 24 orë 85

Të shtruar në spitale 289

Humbje jete në 24 orë 6

Testime ditore 397

Testime totale 121,004

Raste pozitive 20,004

Raste të shëruara 10,893

Raste Aktive 8,618

Humbje jete 493.