TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Të mërkurën në mëngjes Kanadaja numëronte plot 10,000 raste fatale të shkaktuara nga koronavirusi.
“Ne po jetojmë një tragjedi kombëtare. Familjet kanë humbur njerëzit e tyre të dashur, dhe janë shkatërruar nga këto tragjedi, dhe ne duhet ta dimë se tragjedi të tjera do të vijnë,” u shpreh kryeministri i vendit Justin Trudeau të martën.
Disa orë më vonë, agjencia publike e shëndetit në vend njoftoi se që nga fillimi i pandemisë e deri më tani, vendi ka regjistruar 10,001 viktima.
Megjithatë, ekspertët druhen se bilanci real është me shumë mundësi akoma më i lartë, pasi teste për Covid-19 nuk u bënë në një numër personash që kanë humbur jetën në javët e hershme të pandemisë.
Thuajse tre të katërtat e vdekjeje në vend e përbëjnë banorë më të moshuar se 80 vjeç, dyfishi i mesatares në vendet e tjera të zhvilluara.
Sa i përket rasteve me Covid-19, Kanadaja numëron 223,721 të infektuar që nga fillimi i pandemisë e deri më tani.