AKTUALITET, 6 Gusht 2020, 15:37

Gjashtë vīktima dhe 113 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Gjashtë vīktima dhe 113 raste të reja me COVID-19 në

Në Maqedoninë e Veriut gjashtë qytetarë kanë humbur jetën nga COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut njoftoi se në 24 orët e fundit janë realizuar 1543 testime ku 113 persona rezultuan pozitiv.

Po ashtu Instituti i Shëndetit Publik bën me dije se 259 pacientë janë shëruar.

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 11399, prej të cilëve 7480 janë shëruar, ndërsa 517 kanë humbur jetën.

Aktualisht janë 3402 raste aktive.