AKTUALITET, 6 Gusht 2020, 14:56

“Situata kërkon reflektim të menjëhershëm”- Meta thirrje institucioneve: Familjarët e pacientëve të prekur nga COVID-19 të trajtohen me…

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka reaguar pas fotove të publikuara para Spitalit Infektiv ku familjarët e pacientëve të prekur nga COVID-19 ankohen se s’kanë marrë informacione për gjendjen e të afërmeve të tyre që prej 36 orësh.

Sipas Metës familjarët e qytetareve duhet të trajtohen denjësisht dhe të informohen për shëndetin e pacientëve.

Presidenti i ka quajtur si shqetësuese pamjet e grumbullimeve para godinës së Spitalit Infektiv, ku sipas tij për këtë situatë duhet reflektim i menjëhershëm.

“Familjarët e qytetarëve të prekur nga COVID-19 meritojnë të trajtohen denjësisht dhe të informohen me transparencë të plotë për shëndetin e të dashurve të tyre, të cilëve ju uroj shërim sa më të shpejtë.

Pamjet shqetësuese të publikuara sot në media për grumbullime të shumta në ambientet e jashtme të Spitalit Infektiv në Tiranë kërkojnë reflektim të menjëhershëm”, thekson Meta.