AKTUALITET, 28 Nëntor 2019, 20:56

Gazetarja: Pallati ku jetoja u shpall i pabanueshëm, kam marrë vetëm rrobat e fëmijës

Gazetarja: Pallati ku jetoja u shpall i pabanueshëm, kam marrë

Një pallat në zonën e Ali Demit në Tiranë, është shpallur i pabanueshëm nga autoritetet, pas tërmetit të së martës.

Në këtë pallat jetonte gazetarja e “News 24”, Dorjana Bezat.

Bezat, ka treguar se ajo po siguron familjen e saj, ndërsa ka marrë me vete vetëm rrobat e fëmijës.

“Edhe unë vetë kam marrë thjesht rrobat e djalit të vogël. Njoftimi na erdhi pasdite dhe kemi shkuar te të afërmit ose kemi fjetur në makina. Mundësi strehimi emergjente ka, por shumica kanë zgjedhur të shkojnë tek të afërmit. Po udhëtoj ndërkohë që të siguroj familjen time”, tha gazetarja Bezat