AKTUALITET, 28 Nëntor 2019, 19:37

FOTO/ Kryemadhi kërkon shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në Lezhë: Është detyrim

Pas nënkryetarit të LSI-së Petrit Vasilit, edhe kryetarja e kësaj force politike, Monika Kryemadhi ka bërë thirrje për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore në Qarkun e Lezhës.

Sipas Kryemadhit, kjo masë është detyrim, ndërsa ka shpërndarë edhe disa foto të banesave që janë shkatërruar nga tërmeti i 26 Nëntorit që tronditi vendin.

“Shpallja e gjendjes së fatkeqësisë natyrore edhe për qarkun e Lezhës është detyrim”, shkruan Kryemadhi përkrah fotove.