TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-mbrojtësit i Francës, Zhan Pier Adams ka ndërruar jetë ditën e sotme pas plot 40 vitesh në koma.
Adams ra në koma si pasojë e një gabimi të mjekëve të cilët i injektuan një dozë të madhe anestezie për një operacion në gju në vitin 1982, dozë e cila i shkaktoi probleme në tru.
Adams ndërroi jetë në moshën 73-vjeçare, pasi gruaja e tij u kujdes plot 40 vite për të. Sa i përket karrierës futbollistike, ish-mbrojtësi luajti 22 ndeshje me kombëtaren e Francës dhe u aktivizua me disa skuadra në Francë, përfshirë karrierën dy vjeçare te PSG-ja në vitet 1977-1979.