LIFESTYLE, 12 Korrik 2018, 15:32

Futbollisti shqiptar i jep fund beqarisë, martohet me sportisten zviceriane

Futbollisti shqiptar i jep fund beqarisë, martohet me sportisten zviceriane

Valon Behrami i jep fund beqarisë.

Mesfushori i kombëtares zvicerane i ka thënë "Po" kurorëzimit me skiatoren e famshme të Zvicrës, Lara Gutin, me të cilin ka një vit që janë në lidhje.

Futbollisti ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në "Instagram" teksa shihet i veshur në kostume të zeza ndërsa pranë tij gjendet Gutin e veshur si nuse.

“Ti dhe unë, familjet tona dhe miqtë tanë përreth nesh, ndjenjë e shtëpisë… Nuk mund të kisha imagjinuar mënyrën më të mirë për të thënë Po”,-ka shkruar ndër të tjerash Behrami në rrjetet sociale.

gjatë ditës së djeshme.

Kjo është hera e dytë që Behrami dërgon një të dashur në altar, pasi 33-vjeçari tashmë ka qenë i martuar me Elena Bonzanni, me të cilën ka vajzën Sofia Behrami.