Tashmë bukuroshja e showbizz-it po shijon muajin e mjaltit në destinacione ekzotike së bashku me partnerin e saj, hokeistin Jakup Kindl.
Ndonëse së fundmi në Instagram është bërë goxha popullor fakti i krijimit të polleve ku fansat mund të bëjnë pyetje rreth jush edhe Afërdita e ka bërë një të tillë.
Ndër pyetjet e shumta që i kanë bërë fansat ishte dhe një goxha pikante ku dikush e pyeste: “A do ta pranoje Shpat Kasapin për burrë?”.
Afërditës mesa duket i kanë shteruar ndjenjat për ish-in e saj dhe është mëse normale që përgjigja që kanë dhënë ylli i showbizz-it të ishte e pritshme.
“Joooo”, ka shkruar Afërdita në përgjigjen e saj për këtë pyetje.