TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Italia duket se i ka dhënë fund ditëve me shifra të frikshme të vdekjeve nga koronavirus, duke u rikthyer në normalitet.
Në 24 orët e fundit në vendin fqinj janë regjistruar shtatë vìktima dhe 192 raste të reja me Covid-19.
Ndërsa numri i të infektuarve aktivë është reduktuar nën 15 mijë, 14,642 në total.
945 pacientë të infektuar po kurohen në spital, 74 prej të cilëve janë në terapi intensive.
192,108 persona kanë fituar tashmë betejën me këtë sëmundje ndërsa 34,861 persona kanë humbur jetën. Në total, numri i të infektuarve në Itali është 241,611.