TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në konferencën për shtyp me homologun e ri të Kosovës Avdullaj Hoti ka tërhequr vëmdjen një moment gjatë deklaratës së kryeministrit Edi Rama. Kreu i qeverisë së Tiranës mbajti një fjalim të gjatë dhe të mbushur me shprehje frazeologjike ndryshe nga Hoti, përgjigjet e të cilit ishin telegrafike dhe jo më shumë se dy fjali.
Por Rama që e mban veten si orator të madh ngeci kur gjoja nuk i kujtohej shprehja “ha bukën e turkut dhe bën duanë e kaurit”.
Duke dashur që ta shmangë po kërkonte një dalje nga situata, duke thirrur në ndihmë edhe ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.
Pas shumë përpjekjesh, dikush zbuloi në sallë se, kjo shprehje mund të ishte edhe “ha bukën e mikut dhe bën duanë e armikut”. Por, kaq ka mjaftuar që ky moment të bëhet viral në shumë faqe online.
/Lapsi.al/