LIFESTYLE, 7 Qershor 2018, 14:20

Fotot më “hot” të Trejsi Sejdinit, vajzës që u shpall “Miss Universe”

Trejsi Sejdini është fituesja e kurorës së “Miss Universe Albania 2018”. Ajo do të përfaqësojë vendin tonë në kompeticionin e bukurisë në Amerikë.

“Gangesterja” nga Elbasani njihej më parë vetëm nga videoja tek rrihte një djalë në rrugicat e Elbasanit, por për publikun u bë e njohur si e ftuar në “Top Show Magazine”.

Trejsi iu rikthye edhe një herë videos së publikuar, rreth 4 vite më parë në rrjetet sociale, ku ajo shfaqej duke goditur një djalë. Ajo tregoi se ishte penduar për atë që kishte bërë, duke i kërkuar falje djalit.

“Kur jam filmuar tek ajo video, unë kam qenë vetëm 13 vjeçe. Por që në moment, i kam kërkuar falje djalit. Realisht më vjen turp kur e shikoj atë video. Por shyqyr që nuk më ka dalë fytyra, që kam fytyrë të vij sot këtu!”, tha Trejsi në panelin e “Top Show”.

Por nuk zgjati shumë pendesa, pasi ajo iu rikthye zakonit pak kohë më parë. Trejsi u përfshi në një tjetër konflikt në një prej clubeve të Tiranës, tek shihej në një video të shpërndarë në rrjetet sociale. Ajo u filmua teksa debatonte dhe më pas, godiste me këpucë e shishe birre një person tjetër në club, ndërkohë që të tjerë ndërhyjnë që sherri të mos vijonte më tej.

Më tej, vajza tregoi se ishte studente, ndërsa merret edhe me modeling. 18-vjeçarja njihet gjithashtu në rrjetet sociale për postimet provokuese që bën. Herë pas here 18-vjeçarja publikon shkrepje gjatë pushimeve.

Ja disa nga fotot më të “nxehta” të “Miss Universe Albania”: