LIFESTYLE, 7 Qershor 2018, 13:44

Video/ Kim Kardashian bind Donald Trump. Presidenti i liron gjyshen e dënuar me burgim të përjetshëm

Alice Marie Johnson e dënuar me burgim të përjetshëm, është liruar nga burgu pasi u fal nga Presidenti Donald Trump.

Alice Marie Johnson e dënuar me burgim të përjetshëm, është liruar nga burgu pasi u fal nga Presidenti Donald Trump.

Ndërkohë  Shtëpia e Bardhë në një deklaratë për mediat, shkruan se Johnson ishte një e burgosur ‘model’ dhe kishte punuar shumë për të rehabilituar veten. Ajo u dënua në vitin 1996 së bashku me 15 persona të tjerë, nën akuzat e pjesëmarrjes në një rrjet të shpërndarjes së kokainës dhe pastrim të parave në Tennessee.

“Administrata do të vijoj të mbaj një reagim shumë të ashpër ndaj atyre që shkelin ligjin, por  personat që kanë paguar për gabimin e tyre ndaj shoqërisë dhe kanë punuar me veten gjatë periudhës në burg, meritojnë një shanc të dytë” – shkruhej në deklaratë

Alice Johnson vrapoi në lot drejt familjes së saj pasi doli nga burgu në Pickens County, Alabama. Ndiqni videon më poshtë:

https://youtu.be/kMKoyvmZjyA