LIFESTYLE, 7 Qershor 2018, 11:47

Festë e madhe në familjen Gjebrea, por surpriza e Jonit ia zbukuroi ditëlindjen Arditit (FOTO)

Moderatori i njohur shqiptar, Ardit Gjebrea, feston sot ditëlindjen e 55-të.

Festa ka nisur që në orët e para të ditës së sotme, në një lokal me miq, të afërm dhe stafin. Ka qenë Arditi ai i cili ka publikuar disa video nga festa “me familjen”, ku shihen duke kërcyer nën ritmet e muzikës popullore.

Më pas djali i tij Joni nuk mund t’ia bënte ditën më të bukur se kaq, kur publikoi një foto të disa viteve më parë.

“Gëzuar ditëlindjen vëlla i madh”, shkruan Joni, ndërkohë që komentuesit janë dyndur me urime pa fund.

Ne i urojmë edhe shumë vite të tjera të lumtura moderatorit Gjebrea!

[video width="640" height="1314" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2018/06/34272742_175918116431197_6196582280479644716_n.mp4"][/video]

[video width="640" height="1314" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2018/06/33201048_404620110005611_8271975956713447240_n.mp4"][/video]