AKTUALITET, 29 Mars 2019, 18:45

Fotolajm/ Kjo është pika e “Western Union” që u grabit sot në Korçë

Këto janë fotot e një pikë "Western Union" të grabitur mëngjesin e sotëm në qytetin e Korçës, ku një person i maskuar dhe me thikë në dorë hyri në pikën e këmbimit valutor dhe të transfertave të parave në orën 9:00 dhe ka kërcënuar punonjësen. Nën kërcënimin e thikës, autori dyshohet se ka marrë një shumë parash, rreth 2500 euro dhe 100 mijë lekë.

Ngjarja ndodhi në lagjen 10 të qytetit të Korçës. Policia mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes, por pa mundur të kapë autorin. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit. /TPZ.AL/