AKTUALITET, 9 Dhjetor 2019, 08:44

FOTO/ Tërmeti i 26 nëntorit, Grida Duma viziton banorët e Manzës: Duhet të kërkojmë financim nga BE, jetojnë nëpër oborre

FOTO/ Tërmeti i 26 nëntorit, Grida Duma viziton banorët e


Ish-deputetja e PD-së, Gruda Duma ka vizituar së fundmi disa banorë të Manzës së Durrësit, që janë prekur nga tërmeti i 29 nëntorit.

Duma thekson se problemi më i madh janë fëmijët pasi rrezikojnë të ftohen sepse tashmë jetojnë nëpër çadra. Ajo ka theksuar se për këtë situatë pavarësisht solidaritetit të vendeve mike, duhet domosdoshmërisht të kërkojmë financim nga BE.

Postimi i plotë:

Shqipëria e vërtetë është kjo!

Me vështrimin e përgjakur që kërkon ndihmë!

Trauma, humbja e madhe e jetëve, humbja e mundësisë prej dekadash për të bërë mirëqenie.

Në Manëz, familjet nuk i largohen shtëpive se janë të varur nga gjedhët me të cilët mbijetojnë.

Shumë jetojnë në oborre, nga frika e humbjes se plaçkave dhe orendive.

Problemi më i madh janë fëmijët që rrezikojnë sëmundje e ftohje sepse jetojnë ne “çadra” që s’janë vecse plasmasë të vjetër të mbuluar me batanije të lagura.

Me gjithë përpjekjen për të gjetur çadra dhe ndihma ushqimore atje ku ende nuk ka shkuar asnje ndihmë, kjo zgjidhje është vetëm ditore.

Zonat rurale janë më pak të ditura por dëmet i kanë po aq të mëdha. Fatura e dëmit është e tillë që duhen shfrytëzuar fondet europiane. Pavarësisht solidaritetit të vendeve mike, duhet domosdoshmërisht të kërkojmë financim nga BE.