LIFESTYLE, 4 Dhjetor 2019, 12:54

FOTO/ Morena Taraku: Unë dhe Stresi jemi bërë sot me një vëlla të vogël

FOTO/ Morena Taraku: Unë dhe Stresi jemi bërë sot me një

Nismës për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti i datës 26 nëntor i është bashkuar dhe këngëtarja Morena Taraku. Ajo ka lënë Turqinë për të vizituar disa prej familjeve të prekura nga tërmeti në Shqipwri. Ajo së bashku me reperin e njohur Stresi shkuan në Spitalin e Traumës në Tiranë. Atje ata takuan një djalë të vogël, i cili i ka mbijetuar tërmetit. Bëhet fjalë për Alesion, i cili në momentin e tërmetit ndodhej në katin e pestë të banesës, por u hodh prej saj dhe arriti të shpëtonte. Morena në rrjetin e saj social Instagram publikoi një foto nga vizita e saj me Stresin në spital pranë Alesios dhe bashkëngjitur shkruan se tani ata janë bërë me një vëlla të vogël. “Alesio një hero i vërtetë, u hodh nga kati i pestë dhe shpëtoi…Unë e Stresi që sot e kemi bërë një vëlla të vogël”.
 
View this post on Instagram
 

ALESIO NJE HERO I VERTET U HODH NGA KATI 5-te DHE SHPETOI ... UNE E STRESI QE SOT E KEMI BA NJE VELLA TE VOGEL ❤️??

A post shared by K I N G M T ♔ (@morenataraku) on