LIFESTYLE, 3 Nëntor 2018, 13:52

FOTO/ Hapet vila e parë nënujore, mund të flini me peshqit

Klientët në ishullin Conrad Maldives Rangali tani kanë mundësinë që të flenë me peshqit.

Resorti turistik ka hapur atë që besohet të jetë vila e parë nënujore në botë – dhe imazhet tregojnë se do të jetë një nga dhomat më të preferuara të hoteleve në botë.

Për super-të pasurit, një natë romantike me peshqit do të kushtojë 44 mijë uro.

Vila është me dy kate, një që qëndron mbi dhe një tjetër 5 metra nën ujë. Suita luksoze ka një dhomë gjumi, një dhomë ndenjeje me të bollshme, tualet dhe sigurisht muret e xhamit që që mysafirët mund sodisin gjallesat e detit kudo që nëpër resort.

Suita e quajtur Muraka, ka marrë rreth 15million dollarë për t’u ndërtuar dhe do t’u japë vizitorëve pamje të mahnitëse të Oqeanit Indian.

Vila nënujore është e lidhur me kuvertën e sipërme me anë të një shkalle spirale.