LIFESTYLE, 3 Nëntor 2018, 13:21

Së shpejti nisin xhirimet e filmit “Gladiatori 2”

Së shpejti nisin xhirimet e filmit “Gladiatori 2”

Së shpejti do të nisin xhirime të reja për filmin “Gladiatori”.

Regjisori Ridley Scott ka nisur të punojë mbi një vazhdim të “Gladiator”, filmi i vitit 2000 që mori 11 nominime në “Oscar” dhe fitoi 5 trofe, mes tyre edhe “Filmi më i mirë” dhe “Aktori më i mirë” që shkoi për Russell Crowe.

Ndërsa personazhi i Croëe, Maximus pati fund jo të mirë në filmin origjinal “Gladiatori 2” do të vijojë historinë e Lucius, i biri i Lucilla (Connie Nielson). Maximus në filmin e parë shpëtoi djaloshin dhe të ëmën e tij, dhe kjo la një shenjë dhe ndikim të fortë tek i riu Lucius.