LIFESTYLE, 3 Nëntor 2018, 12:03

Dua Lipa shpallet artistja më e mirë në botë, lë prapa yjet e famshme

Dua Lipa shpallet artistja më e mirë në botë, lë prapa
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, nuk ka të ndalur. Ajo mbrëmë është zgjedhur artistja më e mirë botërore. Dua Lipa ishte pjesë e mbrëmjes së madhe të ndarjes së çmimeve, “LOS40 Music Awards”, në Madrid të Spanjës. Këngëtarja vendosi ta shpreh gëzimin e saj si fituese e 3 çmimeve, përmes një postimi në rrjetin social Instagram. “Çfarë nate!!! 3 çmime!!! Artistja më e mirë me albumin dhe këngën më të mirë ‘New Rules’ Faleminderit LOS40MusicAwards!! për këtë mbrëmje perfekte, shkruan Lipa në postimin e fundit të ndarë me ndjekësit.