TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Shtëpia që futbollisti Pique dhe këngëtarja Shakira posedojnë në Barcelonë, është grabitur mbrëmjen e djeshme. Duket se grabitësit kanë përfituar nga fakti se Shakira ndodhet në turne, dhe Pique është i përqendruar te Botërori.
Shtëpia ishte në rikontrukion, ndërsa mësohet se në brendësi kanë mbetur vetëm mjetet e punëtorëve, pasi çdo gjë është grabitur.
Punëtorët kanë lajmëruar mëngjesin e sotëm autoritetet, dhe më pas kanë njoftuar edhe çiftin e famshëm, raporton “El Pais”.
Sipas autoriteteve, ende nuk janë identifikuar grabitësit, ndërsa po llogaritet edhe vlera e sendeve të cilat kanë marrë.
