TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dasma e bujshme që u ruajt me fanatizëm nga sytë e publikut më shumë se një muaj më parë, mblodhi pranë liqenit të Como-s në Itali personazhe të njohur shqiptarë, familjarë e miq të ngushtë të familjes Hoxha.
Sara dhe Ledioni zyrtarizuan në martesë marrëdhënien e tyre të gjatë në një prej vendeve më të mrekullueshme të Italisë. Ndonëse ishin të pakta imazhet që atë ditë u publikuan në media, Lori Hoxha kishte menduar edhe për fansat e saj dhe publikun kureshtar.
Prej disa muajsh, ajo ishte duke xhiruar momentet më të bukura të rrugës para altarit e deri në momentin kur e motra i tha “Po” dashurisë së përjetshme. Pak ditë më parë, Lori postoi në YouTube një video argëtuese me të gjitha prapaskenat, që nga peripecitë e takave të vajzave e deri te lotët pa pushim të Vjollca Hoxhës.
Por kjo përmbledhje 5-minutëshe që Sara ka postuar vetë pak minuta më parë, është përzgjedhur jo pa qëllim. Vështirë ta shohësh të gjithën pa u përtypur apo pa i lënë lotët të bien sipas qejfit.
Që nga zbritja e saj “vetëm” drejt altarit (sepse shoqërues ishte i ati nga lart) e deri te dedikimi mes lotësh që çifti i bëri njëri-tjetrit, që nga zëri i mekur i Lorit e deri te lotët që Vjollca i përtyp për t’ia fshehur Londonit të vogël – e gjitha është një përrallë e bukur që Sara dhe Ledioni jetuan prej vërteti një muaj më parë.