AKTUALITET, 2 Maj 2020, 15:39

FOTO/ E aksidentuan dhe e masakruan me thikë, 23-vjeçari i vrarë vëllai i këngëtarit të njohur

Mendim Kurtishi është 23 vjeçari nga Prizreni i cili ka ndërruar jetë dje si pasojë e plagëve nga një sulm me thikë.

Këtë e ka konfirmuar edhe vëllai i tij, këngëtari i njohur kosovar Tafil Kurtishi, përmes një postimi në profilin e tij në rrjetet sociale, shkruan Bota Sot.

Në postimin e tij, Tafili ka publikuar fotografin e të vëllait, kurse në mbishkrimin e saj ka shkruar se ai ka humbur jetë tragjikisht.

“Miq shok dashamir ju njoftoj se sot vllau im Mendim Kurtishi humbi jeten tragjikisht ne moshen 23 vjeqare .Allahu te past shberbly me xhenet vllau im”.

Në lëvizje, motori i viktimës është goditur nga një veturë e tipit "GOLF 3", ngjyrë e bardhë.

Ndërsa, nga vetura kanë dalë të dyshimtit dhe me thikë e kanë goditur viktimën në pjesën e gjoksit, duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse.

Pas këtyre veprimeve të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes, të cilët i ka arrestuar më vonë Policia, dhe me urdhër të Prokurorisë po bastisen shtëpitë e të dyshuarve.