AKTUALITET, 10 Qershor 2018, 20:55

Aksident i rëndë, një person i vdekur në aksin Milot-Fushë-Krujë

Aksident i rëndë, një person i vdekur në aksin

Një aksident me pasojë vdekje raportohet se ka ndodhur në aksin rrugor Milot-Fushë Krujë.

Sipas informacioneve paraprake të policisë mësohet se një makinë ka përplasur një motoçikleta pranë mbikalimit të Patokut dhe si pasojë humbi jetën drejtusi i motocikletës.

Viktima është 32-vjeçari Aleks Gjini, ndërsa nuk dihen ende rrethanat e aksidentit.

Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.