LIFESTYLE, 31 Tetor 2019, 13:40

FOTO/ Bëhet nënë për herë të parë, Noçja e ‘Big Brother’ jep lajmin e ëmbël


Najada Konomi, e njohur si Noçja që prej “Realiy Show-t”, Big Brother është bërë nënë për herë të parë.

Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale nga ku ka postuar prej kohësh momente me barkun e rrumbullakosur gjatë shtatzënisë.

Ndërsa lajmin e bukur që është bërë nënë për herë të parë e ka bërë të ditur vetë ish-banorja e ‘Big Brother’ përmes postimeve në Instagram.

Jo me foton e saj dhe të fëmijës së porsalindur, por përmes disa fotove të animuara tregon se çifti është bërë me fëmijë.

Me sa duket Noçes nuk i ka pëlqyer që të publikojë foto të bebit të saj. E ndërsa krahas fotove qesharake ajo shkruan se ndihet po përjeton momentin më të bukur.