LIFESTYLE, 29 Maj 2019, 09:02

FOTO/ Bebe Rexha përfundon në spital


Bebe Rexha ka përfunduar në spital. Këngëtarja publikoi një foto në Instagram nga spitali, e veshur me rrobat e spitalit.

“Jam mirë, faleminderit Zotit,”-ka shkruar Bebe, e cila nuk ka treguar arsyen përse ndodhet në spital.

Nuk dihet nëse ajo ka pasur probleme shëndetësore apo do jetë pjesë e një videoklipi të ri.

Bebe lajmëroi së fundmi se do sjellë bashkëpunimin me The Chainsmokers. Kënga do publikohet në 31 maj.