Kejvina Kthella është një nga velinat që qëndron gjithmonë në qendër të vëmendjes me postimet që bën, dhe pas largimit nga ‘Xing me Ermalin’ ku fitoi shumë popullaritet. Së fundmi ajo pritet të bëhet pjesë e një nga televizioneve të mëdha italiane, por akoma nuk kemi një emër.
Me siguri së shpejti Kejvina do të na njoftojë! Ish-velina bukuroshe ka zgjedhur të bëjë një tatuazh të veçantë në të dyja këmbët, afër kyçeve, në një pjesë të tendosur që gjatë punimit të tatuzhit shkakton dhembje. Në njërën këmbë shkruan ‘Energy’ dhe në tjetrën ‘Angel’ duke nënkuptuar ‘Energji ëngjëlli’.