TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Luis Hamilton ia doli të mposhtë Maks Verstapen në një garë të luftuar deri në fund në Çmimin e Madh të Spanjës në Formula 1, duke fituar garën e tretë në katër të zhvilluara në këtë edicion. Holandezi i Red Bull i kishte rrëmbyer pozicionin e parë pas startit britanikut, por ky i fundit u përgjigj me një strategji vendimtare të guximshme, për t’i marrë përsëri pozicionin pranë fundit të garës, duke siguruar triumfin e 98 në karrierë.
Verstapen arriti të kalonte në mënyrë të guximshme Hemilton në kthesën e dytë të kësaj gare dhe kjo dyshe filloi të shkëputej nga pjesa tjetër e makinave, pasi Leklerk arrit të kalonte Botas dhe u kthye kështu në një pengesë për të tjerët duke u ulur ritmin. Por çdo distancë u zhduk në xhiron e 8, kur hyri makina e sigurisë për të larguar makinën e Juki Tsunoda që u fik në pistë.
Pas rifillimit të garës, gjithçka kishte të bënte me strategjinë e ndryshimit të gomave, pasi Verstapen po mbrohej mirë në vendin e parë, edhe pse Hemilton po sulmonte. Por Mercedes i çuditi të gjithë teksa ktheu përsëri Hemilton në bokse, duke i vendosur një set gomash të mesme të përdorur gjatë fundjavës, kurse Verstapen nuk u ndal pasi nuk kishte më goma të tilla. Hemilton iu desh të rikuperonte 22 sekonda dhe ai nisi të dhuronte xhiro jashtëzakonisht të shpejta duke e arritur pak xhiro para fundit holandezin e duke e kaluar me lehtësi.
Kjo bëri që Red Bull të fuste në bokse Verstapen, për gomat e buta, në kërkim të pikës ekstra të xhiros së shpejtë dhe ia doli mbanë, duke e renditur atë para Botas. Leklerk përfundoi garën në vendin e katërt, para Sexhio Perez, Riçiardos, Sainz, Norris, Okon dhe Gasli.