TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Espanyol rikthehet në LaLiga, pas barazimit të sotëm në transfertë kundër Real Saragoza. Skuadra e Keidi Bares renditet në vendin e parë në klasifikim dhe numëron 12 pikë më shumë se Almeira, kur ka edhe katër ndeshje për t’u zhvilluar.
Katalanasit favorizohen nga ndeshjet direkte me ekipin e vendit të tretë dhe kështu festojnë që sot ngjitjen në elitën e futbollit spanjoll. Sigurisht feston edhe Bare, ashtu sikurse Malaga që përfiton nga klazuola e vendosur në marrëveshjen për shitjen e mesfushorit fierak.
Bare tani bëhet gati për të luajtur në La Liga, në një tjetër nivel. Në të shkuarën mesfushori i kombëtares shqiptare ka qenë pjesë e Atletico Madrid.
https://twitter.com/RCDEspanyol/status/1391093862752563202?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1391093862752563202%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fabcnews.al%2Fkeidi-bare-dhe-espanyol-ne-feste-4-jave-para-rikthehen-direkt-ne-laliga%2F