LIFESTYLE, 12 Qershor 2021, 09:53

Fejohet futbollisti shqiptar, pamjet nga festa e madhe

Agim Zeka, futbollisti i ekipit të Austrisë së Vienës (Austri) është fejuar. Lajmin e bukur e ka dhënë vetë ai përmes disa fotove të publikuara në rrjetet sociale. 22 vjeçari, i cili tashmë ka ndërtuar një karrierë si futbollist, kurorëzoi dashurinë e tij me bukuroshen Arbnore Peci. Ai ka ndarë disa postime nga ceremonia e fejesës, në të cilën kanë tërhequr vëmendje të madhe me paraqitjen elegante. Zeka po ashtu në rrjetet sociale ka ndarë një postim përkrah partneres me përshkrimin, “Dashuria ime”. Zeka, që ishte pjesë e përfaqësueseve të moshave të Shqipërisë nga U-17 deri tek U-21, në janar nënshkroi me klubin e njohur Austri Vjena. Ai kaloi në Austri nga klubi belg Royal Excel Mouscron, ku ishte në huazim nga Lille.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Agim Zeka (@agim__zeka)