LIFESTYLE, 8 Qershor 2021, 12:52

Ermali ka ditëlindjen, Rezarta Shkurta fjalë të ëmbla: Të dua në çmenduri!

Rezarta Shkurta dhe Ermal Hoxha janë një ndër çiftet më të komentuar të showbizzit shqiptar.

Dyshja e famshme shpeshherë e kanë shprehur dashurinë që kanë për njëri-tjetrin në publik, duke mos i kursyer fjalët romantike.

Kësaj here ka qenë Rezarta e cila i ka dedikuar bashkëshortit disa fjalë dashurie. Në një video ku shihet duke kërcyer me të, ajo shkruan se ndihet e bekuar që është bërë pjesë e jetës së saj.

“Gëzuar ditëlindjen dashuri! Zoti më ka dashur shumë që të solli në jetën time. Të dua në çmenduri, përgjithmonë”, ka shkruar Rezarta krah videos.