TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Bebe Rexha ka folur shpesh për origjinën e saj shqiptare jo vetëm në rrjetet sociale, por edhe në emisione të ndryshme ku është ftuar.
Këngëtarja me famë botërore tregoi pak kohë më parë se ashtu si shumica e familjeve shqiptare, edhe atë kanë dashur ta martojnë gjatë adoleshencës.
Artistja rrëfeu se ka qenë nëna e saj që nuk ka pranuar diçka të tillë dhe që i ka qëndruar gjithmonë në krah.
Ndërkohë, së fundmi, Bebe ka ndarë një tjetër status në Instastory, në të cilin shkruhet:
“Do të shkruaj ‘jam rritur në një familje shqiptare’ në rezymenë time, kështu ata do ta dinë që unë mund të përballoj çdo gjë”.
Këngëtarja ka folur gjithashtu edhe për bullizmin që i bëhet online, e sidomos nga shqiptarët që duhet ta mbështesin më shumë.