TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Shkruar nga Madeleine Albright dhe David E. Price për CNN / Përgatiti: TPZ.AL
Superioriteti i legjislativit është tipari më i vecantë dallues i demokracise amerikane. Nëse Kushtetuta është projektuar për të parandaluar despotizmin, atëhere Neni 1, i cili përkufizon kompetencat e senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve është guri i themeli të tij. Ky nen, i mban vendimet mbi buxhetin, taksat dhe politika të tjera themelore afer publikut dhe larg duarve të një pushtetari të vetëm.
Në politikën e jashtme, tabloja është e përzierë midis legjislativit dhe ekzekutivit, që përpiqen të kenë sa më shumë fuqi kushtetuese, qofshin këto të ndara ose të papërcaktuara. Në praktikë, ekzekutivi shpesh e ka fituar këtë betejë: “ Drejtimi I luftës, “ deklaroi Alexander Hamilton, kërkon “ ushtrimin e pushtetit nga një dorë e vetme.” E njejta gjë është praktikuar historikisht për marrëdhëniet diplomatike dhe fuqinë ekonomike amerikane.
Por përsëri, në momentet më kritike të historisë sonë, Kongresi, është konsideruar si një domosdoshmëri në kompetencat e Presidentit mbi politikën e jashtme. Dëgjesat e Senatit mbi luftën e Vietnamit luajtën një rol vendimtar për të kthyer opinionin publik kundër konfliktit duke shpejtuar kështu tërheqjen e trupave amerikanë prej aty. Gjatë administratës së Ronald Reagan Kongresi zbuloi dhe hodhi poshtë politikat për t’u ofruar mbrojtje forcave të armatosura të djathta në Amerikën Qëndrore, dhe dha vërrejtje mbi politikat e ndjekura për aparteidin në Afrikën e Jugut.
Në disa rrethana, Kongresi ka merita për riorganizimin e Pentagonit, duke arritur uljen e rrezikut bërthamor në ish-Bashkimin Sovjetik dhe duke reformuar komunitetin e shërbimeve inteligjente.
Ne besojmë se situata ku ndodhet vendi ynë sot kërkon lidership- jo thjesht pohim të kompetencave të Kongresit, por marrjen e përgjegjësive të reja.
Në 10 muajt e parë të administratës së tij, Presidenti Donald Trump, midis aksioneve të tjera, ka vënë në dyshim principin e vetë-mbrojtjes dy-palëshe, i cili është themeli aleancës sonë me NATO-n prej gjatë dekadash; ai ka tërhequr SHBA-në nga marrëveshja më e rëndësishme globale për klimën, të cilën cdo vend tjetër në botë tani e ka firmosur apo ratifikuar, ka provokuar luftë me fjalë me Korenë e Veriut të pajisur me armë bërthamore, ka dorëzuar një propozim në Kongres që do të ulte në mënyrë drastike numrin e personelit diplomatik dhe kontributin ndaj organizatave ndërkombëtare, dhe ka zhvlerësuar punën e dimplomatëve te huaj dhe ekspertëve të politikës së jashtme duke thënë se “ Vetëm unë kam rëndësi.” kur është folur për marrëdhëniet nderkombëtare të Amerikës.
Secila nga këto veprime, në vend që ta bëjnë Amerikën madhështore, kanë trazuar aleatët tanë, kanë inkurajuar kundërshtarët tanë dhe kanë ulur autoritetin tonë moral. Këto trende nuk janë të pandryshueshme, por përmbysja e tyre do të kërkojë që Kongresi, në baza dy-partiake, të forcojë muskujt kushtetues. Tashmë kemi parë disa shënja premtuese të këtyre përpjekjeve.
Dhoma e Përfaqësuesve dhe Senati refuzoi pothuajse të gjithë buxhetin e propozuar nga Trump për cështjet me jashtë. Kongresi votoi thuajse unanimisht për të hequr kompetencat e Presidentit për të dhënë sanksione lehtësuese ndaj Rusisë, pavarësisht kundërshtimeve nga administrata. Kongresi gjithashtu ka nisur të monitorojë në heshtje përdorimin e forcës nga Presidenti, për shembull, duke shqyrtuar Autorizimin për Përdorimin e Forcës Ushtarake të përdorur nga tre presidentët e fundit, për të justifikuar operacionet anti - terroriste jashtë vendit.
Këto janë hapa në drejtimin e duhur, por janë vetëm fillimi. Nëse roli I Amerikës si lider i ekonomisë botërore, si garatues sigurie për aleatët dhe mbrojtëse e të drejtave të njeriut dhe demokracisë do të vazhdojë të mbijetojë, Kongresi duhet të bëjë më shumë.
Financimi I projektligjeve, për shembull, duhet të hartohet me kujdes për të mbrojtur prioritetet kryesore dhe për të mbrojtur kundër abuzimeve. Dëgjesat duhet të shtohen për të shqyrtuar veprimet ekzekutive.
Pjesëtarët e Kongresit tashmë e gjejnë veten në rolin e përkthyesve të politikave të jashtme dhe afirmuesit të vlerave amerikane.
Kongresi duhet gjishtashtu të ndalojë së zbrazuri kapacitetin tonë diplomatik. Kjo mund të arrihet me procese dhe kontroll për të nominuarit. Administrata Trump nuk ka arritur të plotësojë vendet vakante diplomatike dhe ka caktuar njërëz besnikë të tij në ato pozicione kyce që janë plotësuar.
Sic kanë paralajmëruar shumë diplomatë, kjo shtyrje për të reformuar Departamentin e Shtetit është duke bërë dëme të mëdha dhe do të duhen vite apo breza për t’u rregulluar.
Ne ofrojmë dy këshilla si përfundim. E para, e kuptojmë shumë mirë dështimin dhe mosfunksionimin e Kongresit. Ky institucion mezi arrin të mbajë ndezur dritat e qeverisë, aq më pak të adresojë tema kritike me prioritet si emigracioni apo infrastruktura. Por Kongresi është ende një bastion demokratik dhe zgjidhja më e mirë që kemi tani për tani.
Së dyti, ne nuk po pretendojmë se këmbëngulja në politikën e jashtme është një zgjidhje ideale. Ka shumë fusha ku Kongresi nuk do të mund të zëvendësojë kurrë dot ekzekutivin, përfshirë këtu edhe punën e vazhdueshme të diplomacisë.
Por, me Presidentin që vazhdimisht nuk i përmbahet gjykimit dhe vendim-marrjes të një lideri botëror, Kongresi nuk ka zgjidhje tjetër përvec se të kundër përgjigjet. Kjo është ajo që synonin hartuesit e Kushtetutës sonë. Roli i Amerikës në botë varet prej saj.