AKTUALITET, 19 Janar 2021, 09:40

Erdogan: Ndërsa Turqia bëhet e fortë, sulmet kundër saj rriten

Erdogan: Ndërsa Turqia bëhet e fortë, sulmet kundër saj

“Ndërsa fuqia rajonale dhe globale e Turqisë rritet, edhe sulmet ndaj vendit tonë rriten,” tha të hënën Presidenti turk Tajip Erdogan , duke iu referuar situatës në Mesdheun Lindor.

Duke folur përmes telekonferencës për organizatat lokale të partisë në pushtet, Erdogan tha: "Për çështje thelbësore, nga Mesdheu Lindor te çështja e Karabakut, duke treguar vullnetin tonë të fortë, ne i kemi treguar botës vendosmërinë tonë për këto çështje”.

“Ndërsa fuqia rajonale dhe globale e Turqisë rritet, edhe sulmet ndaj vendit tonë rriten. Hartat që u vendosën në tryezë nuk mund të zbatohen më në rajonin tonë ose në rajone të tjera,”-deklaroi Erdogan .

Gjatë fjalës së tij, Erdogan sulmoi verbalisht opozitën dhe demonstratat studentore në Stamboll kundër zgjedhjeve qeveritare.

“Në këtë vend ka demokratë të ujërave të ëmbla. Demokracia e tyre është derisa të shohin presionin,” u shpreh Erdogan.