TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Qeveria e Giuseppe Contes në Itali mori mbrëmjen e së hënës votëbesimin në parlament pas largimit të aleatit, Mateo Renzi-it. Ky i fundit u largua nga qeveria duke marrë dhe dy ministrat.
Qeveria e Contes morri 321 vota “pro”, 250 “kundër” dhe 27 abstenime. Megjithatë sfida më e madhe do të jetë në dhomën tjetër, në senat aty ky kryeministri nuk e ka mazhorancën.
Kujtojmë se kriza në qeverinë e Italisë ka nisur për shkak të fondeve të BE-së për pandeminë dhe rimëkëmbjen ekonomike. Aleatët e Conte nuk i pranuan ndihmat e Bashkimit Evropian pasi sipas tyre, ky veprim do të krijonte varësi ndaj Brukselit.