LIFESTYLE, 4 Shkurt 2018, 11:08

Plasi sherri: Enca tallet keq me Rosela Gjylbegun

Mbrëmjen e djeshme këngëtarja Rosela Gjylbegu ishte e ftuar në emisionin “Shiko kush luan” në Top Channel. Sakaq, gjatë lojës ajo u pyet se me kë këngëtare nuk do të bënte kurrë një bashkëpunim. Ndërsa Rosela tha me Encën.

Kaq ka mjaftuar që Enca të reagojë në rrjetet sociale duke sulmuar këngëtaren. Enca bëri disa postime në Instastory.

“Hahahaha as unë nuk do bëja kurrë një këngë me Beyoncen”, shkruan Enca.

Ndërsa vazhdon me një tjetër postim.

“Mora vesh që Rosela Gjylbegu qenka akoma gjallë. Gjyshe shko në shtëpi. Asnjëri nuk do të të shikojë dhe të bëjë muzikë me ty”, shkruan Enca.

Ndërsa Rosela ende nuk ka reaguar lidhur me postimet që ka bërë Enca.

79347-640-0-5a763a2b04bcc.jpg

79348-640-0-5a763a2b0630d.jpg

79355-640-0-5a763b18e0f14.jpg

MI0004148347.jpg